MENU
klinika

Premier League, Java 30

Tottenham nuk përfiton për zonën Champions

04.04.2021 - 16:13

Tottenham humb terren në garën për zonën Champions Leaue. Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja e javës së 30-të të Premier League mes Newcastle dhe Tottenham. Dygolëshi i Harry Kanë nuk ka mjaftuar për t’i siguruar tri pikër skuadrës së Jose Mourinho-s.

Sulmuesi anglez ka shënuar 84 gola në 120 transferta të luajtura në Premier, më shumë se çdo lojtar tjetër për një klub të vetëm në historinë e kompeticionit.

Joelinton ka zhbllokuar ndeshjen në favor të vendasve në minutën e 28-të, ndërsa Willock ka gjetur golin e barazimit katër minuta para fundit të takimit. Spurs nuk kanë përfituar nga humbja e djeshme Chelsea-t dhe kanë humbur një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e katërt të renditjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN