MENU
klinika

Dokumenti ishte shkaku?

“Trembet” Vuçiç: Nuk dua të bëj luftë!

22.04.2021 - 17:12

Presidenti serb Aleksandar Vucic u përpoq të tregonte gjatë vizitës së fundit në Banja Llukë se vendi i tij dëshiron raporte partneriteti dhe miqësie me Bosnje dhe Hercegovinën dhe entitetin e Republikës Srpska.

“As që më bie në mend të flasim për luftë dhe me ata që bëjnë thirrje të tilla”, tha Vuçic pasi iu kërkua të komentonte deklaratat e disa politikanëve boshnjake se nuk ekziston asnjë mundësi që të ketë një ndarje paqësore të vendit.

Shkak i këtyre qëndrimeve është bërë dokumenti që kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha dorëzoi në Bruksel ku thoshte se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Vuçiç u shpreh se i ka dëgjuar em kujdes mendimet e tyre për situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”. Por për ne, u shpreh ai, “është e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe të zhvillojnë ekonominë”.

Sipas dokumentit, mbi të cilin vetë Jansa ka refuzuar të komentojë, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë.