MENU
klinika

Premier League, Java 31

United përmbys Tottenham, Spurs jashtë Champions

11.04.2021 - 18:31

Manchester United ka bërë një nga ndeshjet më të bukura sezonale në Premier League, duke përmbysur nga 1-0, në 1-3 ndeshjen në Londër kundër Tottenham. “Djajtë e Kuq” blindojnë vendin e dytë, kur mbeten edhe 7 javë nga fundi.

Ndeshja është hapur nga një gol i Cavani-t në minutën e 34-të, por që është anuluar nga VAR për një faull të McTominay ndaj Son. Ky i fundit ka shënuar gjashtë minuta më vonë dhe ka kaluar në avantazh Spurs.

Fred ka barazuar për miqtë në minutën e 57-të dhe Cavani me Greenwood kanë kompletuar përmbysjen me golat e shënuar në minutën e 79-të dhe 96′.

Për herën e parë në karrierën e tij, Jose Mourinho ka pësuar 10 humbje në një kampionat. United mban vendin e dytë në renditje me 63 pikë, 11 më pak se kryesuesit e Manchester City-t, por me një ndeshje më pak. Spurs mbajnë vendin e shtatë në renditje me 49 pikë, gjashtë larg zonës Champions