MENU
klinika

Kili nxjerr më në fund të dhënat

“Vaksina kineze Sinovac, vetëm 56% efektivitet”

09.04.2021 - 16:55

Kili ka siguruar një demonstrim në kohë reale të efektivitetit të vaksinës kineze Sinovac, dhe rezultatet tregojnë se ajo është 56.5% efektive dy javë pas dozës së dytë. Gjetjet ishin në përputhje me rezultatet e provës së fazës 3 të vaksinimit në Brazil, të cilët gjetën një normë efikasiteti rreth 50%, informon abcnews.al.

Por studimi nga Universiteti i Kilit gjithashtu zbuloi se një dozë e Sinovac ishte vetëm 3% e efektshme kundër infeksionit, duke nënvizuar nevojën për t’u vaksinuar plotësisht. Efikasiteti rritet me 27.7% brenda dy javëve pas marrjes së dozës së dytë, duke arritur 56.5% dy javë më vonë, sipas universitetit.

Kili deri më tani Kili ka vaksinuar 7.2 milion njerëz, me 4.3 milion kanë marrë dozën e dytë. Më shumë se 93% e atyre që kanë marrë dy doza, janë vaksinuar me Sinovac. Kili gjithashtu ka miratuar vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca dhe, të mërkurën, vaksina me një dozë të vetme e kompanisë kineze CanSino u shtua në listën e urgjencave.

Studiuesit e vlerësuan efektivitetin e vaksinës Sinovac në mjedise të jetës reale në rreth 54%, pasi morën parasysh 6% të kilianëve të vaksinuar plotësisht kanë marrë vaksinën Pfizer-BioNTech., informon abcnews.al. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pragu minimal i efikasitetit është 50%.

“Vaksimimi ul ndjeshëm mundësinë e injeksionit. Nuk e eliminon atë, por e zvogëlon shumë, prandaj duhet të vaksinoheni”, tha rektori i Universitetit të Kilit, Ennio Vivaldi.

Studimi gjithashtu bëri të qartë se një dozë e vetme nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm pas 4 javëve. Kjo do të thotë se njerëzit që kanë marrë vetëm një dozë, pas 4 javësh, janë po aq të rrezikuar sa ata që nuk janë vaksinuar.

Prof. Jin Dong-yan, një virolog molekular në Universitetin e Hong Kong, tha se gjetjet e Kilit ishin brenda pritshmërive dhe theksoi rëndësinë e vaksinimit të plotë, në përputhje me rekomandimet e prodhuesve të vaksinave. Por, Jin tha se, shkalla e ulët e efikasitetit të Sinovac e vë atë në një pozicion në pak të favorshëm se vaksinat e tjera, informon abcnews.al.

Ai mori i shembull Hong Kong-un, ku janë në dispozicion vaksinat Pfizer dhe Sinovac. “Edhe nëse dikush është plotësisht i vaksinuar me Sinovac, mbrojtja është shumë më e dobët se një dozë e Pfizer. Mund të jetë më mirë nëse qeveria jonë merr më shumë vaksina Pfizer dhe Novavax. Gjëja e duhur që duhet bërë me Sinovac është t’u dhurohet vendeve me burime të kufizuara para se ata të skadojnë dhe të mos shkojnë dëm. Unë nuk mendoj se Hong Kongu do t’i përdorë vaksinat kineze që janë blerë dhe kanë mbërritur tashmë”, tha Jin./abcnews.al

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës