Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e fundit për vaksinimin për 7 ditët e fundit. Teksa i referohet barometrit global, Rama thotë se Shqipëria ka rritur ritmin me vaksinimit.
Barometri global e renditet Shqipërinë në krye të grafikut për vaksinat për 100 banorë në 7 ditët e fundit.
Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria do ta fitojë luftën me virusin, dke bërë që të kemi një sezon turistik të lehtësuar.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.
*të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”, shkruan Rama.
Sipas të dhënave nga “Worldindata”, të përpunuara nga “Monitor”, në botë deri tani më mirë me procesin e vaksinimit ka ecur Izraeli, ku 60% e popullsisë ka marrë të paktën një vaksinë deri në fund të muajit mars, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (46%), Kili (36%), Bahrejni dhe SHBA me nga rreth 30% secili.