MENU
klinika

"Janë të rrezikshme edhe përtej rajonit"

Vjosa Osmani “e prerë”: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë

23.04.2021 - 14:51

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar sot Kosova nuk do të pranojë idetë që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jonfunksionale.

Osmani i ka bërë këto deklarata gjatë takimit  të sotëm me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Komenti i Vjosa Osmanit është përkrahur edhe nga ministri  maqedonas , i cili ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë tregues të modeleve të suksesshme.

“E kemi ritheksuar dhe e ritheksojmë se ide të tilla janë të rrezikshme për rajonin dhe përtej rajonit”, ka deklaruar presiudentja Osmani.

Refuzimin e ideve për ndryshim kufijsh, presidentja e Kosovës e ka bërë të ditur edhe pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Prishtinë, me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman Maas ka thënë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme.

“E konsiderojmë të rrezikshëm edhe vetëm diskutimin që bëhet për këtë çështje”, ka thënë Maas.