MENU
klinika

Bën betimin në sheshin “Ibrahim Rugova”

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën

06.04.2021 - 09:46

Vjosa Osmani mori sot zyrtarisht detyrën e re si Presidente e Kosovës.

Marrja e detyrës u bë pa ceremoni të zakonshme shtetërore, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Megjithatë, po organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë ishte dhe ushtrues detyre i presidentit. Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Presidentja Osmani do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

“Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Merkeli i Kosovës'

Kush është Vjosa Osmani?

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjes së presidentes...

Mediat serbe për fjalimin e presidentes Osmani: Flet për…