MENU
klinika

Flet pas formimit të qeverisë së re

Vuçiç për Kosovën: Faleminderit, por njohja nuk do të ndodhë

06.04.2021 - 09:54

Pas formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se deklaratat nga krerët e Kosovës nuk janë inkurajuese.

“Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç në Pink TV.

Kjo ishte përgjigja e Vuçiç pasi u pyet për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si president, më 4 Prill. Gjatë deklaratës së saj të parë në parlament ajo theksoi se ka ardhur koha që Serbia të marrë përgjegjësi për krimet e luftës.