MENU
klinika

Premier League, Java 30

WBA “shuplakë” Chelsea, Tuchel pëson humbjen e parë

03.04.2021 - 14:30

Më në fund humbja e parë e Chelsea në epokën Tuchel. Blutë e Londrës përmbysen në shtëpi 2-5 nga WBA. Një humbje e ndikuar edhe nga dalja me karton të kuq e Silvas në mesin e pjesës së parë.

Chelsea ka kaluar në avantazh në minutën e 27-të falë një goli të Pulisic. Dy minuta më mbrapa, Thiago Silva është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme. Një vendim ky që ka zemëruar trajnerin e londinezëve, Thomas Tuchel.

WBA ka arritur të përmbysë rezultatin në dy minutat e fundit të pjesës së parë. Autori i dygolëshit ka qenë braziliani Pereira, i cili ka barazuar në minutën e dytë të shtesës dhe ka kaluar në avantazh miqtë dy minuta më mbrapa.

Chelsea e pati të vështirë me 10 lojtarë, ndërsa miqtë shëojnë edhe golin e tretë në 63’ me Robinson. Pesë minuta më vonë, Diagne realizon edhe golin e katërt për WBA, duke e mbyllur thuajse takimin kur mbetesh rreth 20 minuta lojë.

Chelsea përpiqet të futet në lojë në 71’ me Mount, duke ngushtuar në 2-4, por WBA i jep goditjen përfundimtare në limite me anë të Robinson, duke mbyllur shifrat në 2-5. Një humbje që rëndon për Blutë e Londrës për objektivin Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga goli më i shpejtë, tek UFO-t

Kuriozitetet më të çuditshme në futboll