MENU
klinika

Koha për të ndryshuar garderobën...

Xhinset e ngushta nuk janë më një trend, pandemia bëhet ‘sebep’!

16.04.2021 - 11:12

Për të gjithë ata që shtuan peshë gjatë pandemisë ka një lajm të mirë. Xhinset e ngushta nuk janë më në modë! Drejtori i Përgjithshëm i “Levi Strauss & Co”, Chip Bergh tha për CNBC se:

Konsumatorët po i largohen trendit frymëzues të dekadës së kaluar. Ciklet vijnë e shkojnë. Unë mendoj se pandemia patjetër që luajti një rol kontribues për konsumatorët që kërkojnë xhinse më të rehatshme, më relaksuese.

 

Sipas Bergh, shitjet u shtuan pas paraqitjes së një modeli të ri xhinsesh të zgjeruara nga poshtë-lart dhe një stili të dytë që ishte me një formë më të lirshme dhe bel lart.

Cikli i fundit i vërtetë i xhinseve u drejtua nga xhinset e ngushta, që zgjati rreth 10 vjet.

Bergh nuk është gati të “vras” pamjen e xhinseve të ngushta, por thotë se tani ekziston një “kërkesë shumë e fortë” për xhinse më të lirshme, si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat.

Rikujtojmë, se vera po afron dhe është stina më e preferuar e shumë njerëzve, pasi gjatë kësaj stine mund të zhvillohen një mori aktivitetesh. Janë pushimet verore, ushqimet egzotike, qëndrimi gjatë orëve të vona që e bëjnë stinën e verës të jetë më e veçantë dhe më me gjallëri se sa stinët e tjera të vitit.

Me siguri keni filluar të kërkoni për rrobat e banjës. Markat më të famshme po ju presin që ju të vendosni dhe të bëni tuajat modelet më të bukura për këtë sezon vere.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain