MENU
klinika

“I thashë Po një aventure të re”

Ylli i ri i “Guess” është kjo modele shqiptare

08.04.2021 - 09:29

“Guess” tashmë ka një yll të ri shqiptar dhe ajo është Megi Luka.

Modelja shqiptare që prej vitesh bashkëpunon me fotografin Endrit Mërtirin, e ka dhënë lajmin e bukur përmes rrjeteve sociale, duke pozuar në zyrat e “Guess” në Zvicër.

“I thashë Po një aventure të re”-shkruan Megi duke falenderuar stilistin Paul Marciano.

“Krenare për ty ëngjëlli im”- i komenton Endriti teksa shumë miq e personazhe të njohur i urojnë suksese bukuroshes.
Kujtojmë që Megi është shpallur “Miss Universe Albania” në vitin 2015 kurse së shpejti do e shohim në pasarelat e ”Guess”.