MENU
klinika

"U përdorën edhe për…"

Zbardhet debati/ Rama pyetet ku i ka çuar 300 mln euro që mori borxh për pandeminë?

16.04.2021 - 07:11

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me paratë që ka marrë borxh për pandeminë, por nuk ka arritur të japë një shpjegim të qartë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, kreu i qeverisë u pyet se ku i ka 300 milionë euro të marra për pandeminë.

Si përgjigje, Rama u shpreh se janë përdorur edhe për rindërtim.

Pjesë nga biseda

Rakipi: Për pandeminë keni marrë 500 milionë euro borxh?

Rama: Patjetër, ku është problemi?

Rakipi: 170 mln nga FMN, dy herë nga BE nga 50 mln në pars dhe 180 në korrik, në fund morët 100 mln nga BB tetor. Tani prapë 500 mln. Njerëzve u pagove 130 mln gjithësej. Ja edhe 20 milionë Ministrisë së Shëndetësisë. Po falim edhe 50 milionë.  Ku janë 300 milionë të tjera, pse nuk i përdorën për pandeminë?

Rama: Pse hyni në këto? Kur hyni ju në këto, ju që merreni me komentet ekonomike pa qenë brenda tyre…Thoni gjysëm të vërteta.

Rakipi: Ty të pyeti kolegu për GDP-në e Shqipërinë dhe nuk e dije…

Rama: Ne e morëm vendin me borxh 74% në 2013.

Rakipi: E kam pyetje specifike. Po flas për borxhin për pandeminë. Ku i ke çuar 300 milionë euro?

Rama: Ne nga pandemia, kemi marrë një goditje 700 milionë. E kemi marrë në të ardhura. Na kanë rënë të ardhurat e shtetit.

Rakipi: Pagove bizneset ti?

Rama: BB thotë, se qeveria shqiptare shpëtoi 50 mijë vende pune.

Rakipi: Pagove 130 milionë euro njerëzve. Po 300 milionë ku i ke?

Rama: Po rindërtimi?

Rakipi: Nuk kanë lidhje rindërtimin. Janë të pandemisë këto.

Rama: Po patjetër, nuk ka lek për pandeminë vetëm. Na kanë rënë të ardhurat. Në kushtet e pandemisë kanë rënë të ardhurat. Ne kemi financuar rindërtimin, përjashto lagjen në Kurbin, të gjithë e kemi financuar me paratë tona. Shkollat që keni parë i kemi financuar ne.

Rakipi: Po thua që për pandeminë, bëre shkolla..

Rama: Në kohë pandemie morën borxh për të vazhduar për të shpenzuar për programet tona.

Rakipi: Jo duhet t’ju jepnit paratë bizneseve.

Rama: Nëse do të merrnim 500 milionë borxh dhe do t’ua jepnim njerëzit ne sot do të ishim gropë.

Rakipi: Gropën e ke më të madhe se 700 milionë ti. Gropën e borxhit është tjetër. Po flas për pandeminë, nuk më përgjigjesh ku i ke çuar 300 milionë euro.