Teksa na ndajnë rreth 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, KZAZ-të në vend janë duke bërë gati godinat e tyre.
Në Lezhë, kanë mbërritur materialet zgjedhorë për dy KZAZ-të e këtij qyteti, më respektivisht për atë 12 dhe 13.
Materialet tekniko-zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit, siç janë kamerat dhe monitorët kane filluar të montohen nga teknikët.
Të parat që kanë mbërritur kanë qenë baza materiale për ndarjen e hapësirave për votim dhe numërim, si dhe materialet për krijimin e hapësirave të nevojshme për marrjen e masave anti-covid. Qyteti i Lezhës ka dy KZAZ.
Njëra do të jetë në palestrën e shkollës “Hydajet Lezha” ndërsa tjetra tek shkolla “Besëlidhja”. Edhe në këto votime , Qarku i Lezhës do të nxjerrë 7 mandate, ku në vitin 2017 u ndanë në 3 PS, 3 PD dhe 1 LSI.