MENU
klinika

Rezultatet në kohë reale

Numërohet gjysma e kutive të votimit! Ja si ndahen mandatet

25.04.2021 - 20:52

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse në listat e votuesve janë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, gati gjysma e tyre jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka mundësuar votën e emigrantëve.

Ndërkohë, në këto zgjedhje ata që mund të vinin nga Greqia për të dhënë votën e tyre në vendlindje thuajse ka qenë e pamundur për shkak të vendimi që i detyron të karantinohen për dy javë.

Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Për herë të parë në vendin tonë u aplikua teknologjia në zgjedhje, çka ka lejuar që çdo votues të identifikohet me një pajisje elektronike.

Rezultatet minutë pas minute:

Ora 20 e 40

Mbyllet numërimi në qarkun e parë në Shqipëri, fituese del PD

Kukësi bëhet qarku i parë ku përfundon gjithçka. Janë numëruar të 141 qendrat e votimit dhe tashmë mund të themi që kemi një rezultat përfundimtar.

PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. PD ka arritur që të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave. Nga 3 mandatet e Kukësit 2 i merr Partia Demokratike dhe 1 e merr Partia Socialiste.

Ora 19:30

Numërohen 3321 kuti nga 5199 në total, PD i merr PS një tjetër mandat

Deri më tani janë numëruar 3321 kuti. PS ka 470835 vota ose 48.8%, PD ka 379036 vota ose 39.3%, LSI 66203 vota ose 6.9%, PSD 20924 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 2.

Ora 18:30

Numërohen 3120 kuti nga 5199 në total, PD i merr PS një mandat

Deri më tani janë numëruar 3120 kuti. PS ka 441773 vota ose 48.8%, PD ka 355543 vota ose 39.3%, LSI 62641 vota ose 6.9%, PSD 19538 vota ose 2.6%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Ora 17:40

Numërohen 2988 kuti nga 5199 në total, në avantazh PS

Deri më tani janë numëruar 2988 kuti. PS ka 422988 vota ose 48.9%, PD ka 339667 vota ose 39.3%, LSI 60135 vota ose 7.0%, PSD 18197 vota ose 2.1%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 76 mandate, PD 57, LSI 5 dhe PSD 2.

Ora 17:00

Numërohen gjysma e qendrave të votimit në rang vendi, ja si ndahen mandatet mes PS-së dhe PD-së

Vijon numërimi i rezultatit të votave në rang vendi, ku Partia Socialiste deri më tani ka siguruar 76 mandate, ndërkohë që PD ka 57 mandate, LSI 5 dhe PSD 2 mandate.

Demokratët kanë ngushtuar shifrat në kryeqytet ku momentalisht kanë marrë mandatin e 15-të.

Sa u takon votave në total, PS ka deri më tani 395631 vota ndërsa ndiqet nga PD me 318360 vota.

Forcë e tretë konfirmohet LSI me 56587 vota, ndërsa PSD e ndjek e katërta me 17141 vota.

Deri më tani janë numëruar në total 2806 qendra votimi në rang vendi, ndërkohe që në total janë 5199 të tilla.

Ora 16:00 

Nga Jozefina Topalli, ‘Nisma Thurje’ tek të pavarurit! Ja sa vota kanë marrë të ‘rinjtë’

Rezultatet paraprake kanë zbuluar dhe përkrahjen që kanë marrë partitë e vogla në këto zgjedhje dhe kandidatët e pavarur më 25 prill.

Ajo që bie në sy nga numërimi i 2539 Qendrave të votimit në të gjithë vendin është faktin se ‘Nisma Thurje’ është partia që ka marrë më shumë vota nga partitë e vogla që garojnë në këto zgjedhje parlamentare.

Nisma Thurje ka marrë në rang vendi sipas rezultatit paraprak të KQZ, 3670 vota, me një përqindje 0.61% në total.

Partia e dytë ndër të vegjlit që synojnë të kalojnë pragun 1 % është Bindja Demokratike e Astrit Patozit, e cila ka siguruar 3 653 vota.

Ndërkohë që Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit renditet e trete me 3 463 vota në shkallë vendi.

Myslim Murrizi me Lëvizjen Demokratike Shqiptare ka marrë nga numërimi I gjysmave të kutive vetëm  2143 vota.

Ndërkohë që kandidatëve të pavarur të mbështetur Vetëvendosja dhe Elton Debreshi i minatorëve, figurojnë me një përkrahje të ulët sipas rezultateve paraprake.

Ora 15:00 

Numërohen gjysmat e Qendrave të Votimit në Durrës, Elbasan dhe Fier

QARKU DURRËS

Partia Socialiste ka siguruar 8 mandate deputetësh në Qarkun e Durrësit sipas rezultateve paraprake të procesit të numërimit të 117 Qendrave te Votimit nga 481 gjithsej. PS ka marrë deri tani 52.1% të votave, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 39.5% të votave.

Kështu, sipas rezultateve paraprake, PD ka marrë 6 mandate deputetësh.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Durrësit ka marrë deri tani 6.4% të votave, ose 2380 vota, pa siguruar një mandat deputeti.

QARKU ELBASAN

Ndërsa në Qarkun e Elbasanit, kur deri tani janë numëruar 323 Qendra Votimi nga 511 gjithsej, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate deputetësh, me 55.6% të votave.

Ndërsa Partia Demokratike me 36.2% të votave ka siguruar deri tani 5 mandate deputetësh.

Lëvisja Socialiste për Integrim ndërkohë deri më tani ka marrë 5.1% të votave duke mos arritur në votat e mjaftueshme për një mandat deputeti.

QARKU FIER

Edhe në Qarkun e Fierit, sipas rezultatit paraprak të votave, kur janë numëruar 306 Qendra Votimi nga 580 gjithsej, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate me 52.6% të votave.

Ndërsa Partia Demokratike ka siguruar deri tani 6 mandate deputetësh me 37.4% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.3% të votave ka siguruar një mandat deputeti deri tani në Qarkun e Fierit.

Ora 13:40 Deri tani në gjithë vendin janë numëruar mbi 40% të kutive të votimit dhe vazhdon të kryesoja Partia Socialiste me 49.4% ose 306784 vota. Partia Demokratike ka marrë deri tani 241410 vota ose 38.8 %. Më pas LSI me 7.1% ose 44160 vota dhe PSD 12329 vota ose 2%.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, nëse keto vota kthehen në mandate, PS merr 77 deputetë, PD 56, LSI 5 dhe PSD 2.

12:21 Nga numërimi i fletëve të votimit në 2018 Qendra Votimi Partia Socialiste ka marrë 49.37% ose 283320 vota. Ndërsa Partia Demokratike ka pësuar një rritje të votave, duke marrë 223030 vota ose 38.86%.

LSI ka marrë 7.08% ose 40615 vota. Forca e katërt politike është PSD me 2% ose 11481 vota.

11:20 Sipas të dhënave të KQZ deri tani në rang vendi janë numëruar fletët e votimit në 1852 QV nga 5199 që janë në total.

Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 49.41% ose me 258190 vota. Partia Demokratike 202308 vota ose 38.72% dhe LSI 7.16% ose 37417.

Forca e katër politike është renditur Partia Socialdemokrate, e cila deri tani ka marrë 10506 vota ose 2.01%.

10:30 Nga numërimi i fletëve të votimit në 1739 QV, Partia Socialiste ka marrë 49.4% ose 240446 vota. Partia Demokratike 38.8% ose 188629 vota. Më pas renditet LSI me 34666 vota ose 7.1%.

Të përkthyer në mandate, sipas këtyre të dhënave të deritanishme PS merr 77 mandate, PD 56, LSI 5 dhe PSD 2.

10:00 Nga numërimi i fletëve të votimit në 1633 QV vazhdon të kryesojë Partia Socialiste me 229340 vota ose 50.45%. E dyta renditet Partia Demokratike me 179091 vota ose 39.4% të votave. LSI është forca e tretë me 7.2% ose 33024 vota. Më pas vjen Partia Social Demokrate me 1.9% ose 8825 vota.

08:41 Nga rezultatet e publikuara nga KQZ deri në orën 08:01, Partia Socialiste ka pësuar një rënie të lehtë të rezultatit, por vazhdon të kryesojë me 49.82% ose 204584 vota.

Partia Demokratike 38.53 % ose 158294 vota. LSI 7.11 % ose 29190 dhe PSD 1.92 % ose 7879 vota.

E përkthyer ne mandate PS 76, PD 56, LSI 6, PSD 2.


Ora 08:02

Numërohen mbi 29% e votave në Dibër, kryeson PS, PD shënon rënie

Partia Socialiste vijon të kryesojë në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 29% e votave. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PS ka marrë deri më tani 46.81%, e ndjekur nga PD me 41.63%. Krahasuar me rezultatin e dy orëve më parë, kur ishin numëruar 20% e votave, rezulton që PD ka shënuar një rënie të lehtë nga 43.12% në 41.63%.

LSI ka marrë deri më tani 7.79% të votave, ndërsa nga ana tjetër kandidati i pavarur Elton Debreshi ka marrë 1.08%.

Ora 08:00

Qarku Berat, numërohen mbi 24.1% e votave!  PS lë pas me diferencë të madhe votash PD dhe LSI

Në qarkun e Beratit, PS është ndjeshëm në avantazh duke u shkëputur nga PD dhe LSI. Ajo ka arritur që të marrë 54.30% të votave, e ndërsa PD-AN 30.92%. LSI deri tani ka marrë 12.47% të votave. Partitë e vogla kanë marrë vota të pamjaftueshme për të siguruar një mandat.

Ora 07:56

Qarku Tiranë, numërohen 14.8 % e votave! Kryeson PS, e ndjekur nga PD! Rritet edhe partia e Tom Doshit

Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 14.8 % të votave, ku PS vijon të jetë forcë kryesuese e ndjekur nga koalicioni PD-AN.  PS  ka marrë 51.51 % ose e thënë në vota 32467, e ndërsa PD-AN ka marrë 22764  vota ose 36.12 %. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 447 vota.

LSI ka marrë në qarkun e Tiranës 6.11 % ose 3850 vota. Edhe  partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.83 % ose 1783 vota.

Ora 07:36

Numërohen mbi 42% e votave në qarkun e Gjirokastrës, kryeson bindshëm PS merr dyfishin e votave krahasuar me PD, LSI larg

Vijon të ecë me ritme të shpejta numërimi i votave në qarkun e Gjirokastrës, ku deri më tani rezulton se janë numëruar mbi 42% e votave. Kryeson bindshëm PS që ka arritur të marrë 55.23% të votave, gati dyfishi i votave që ka marrë PD 28.40%. LSI duket larg dy forcave kryesore, ku ka arritur të marrë deri më tani 13.53% të votave.

Ora 06:55

Numërohen mbi 19% e votave në Vlorë, PD rritet, PS vijon të kryesojë, LSI në vend

Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri më tani 19% e votave, ku vijon të kryesojë PS, ndërsa shihet një rritje e PD-së. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se deri më tani PS ka marrë 57.45% të votave, ndërsa PD ka marrë 32.63%. LSI ka marrë deri më tani vetëm 6.43% të votave, ndërsa ndër partitë e tjera ajo që ka marrë më shumë është Bindja Demokratike që ka marrë 1.20% të votave.

Ora 06:50

Durrësi rikuperon kohën e humbur, numërohen mbi 19% të votave! kryeson PS, ndiqet nga PD dhe LSI

Procesi i numërimit ka ecur me ritme të shpejta, ku ka arritur deri në 19% të votave të numëruara dhe PS rezulton forcë e parë, e ndjekur nga PD e më pas LSI. Në Durrës, procesi i numërimit nisi rreth orës 03:00, pas pati një mosmarrëveshje mes numëruesve, por më pas u rikuperua kohën e humbur.  Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt.  Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishëm, Shkafanë!  Kjo kuti nuk i kishte fletët e votimit të papërdorur brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj.  Sipas kreut të KZAZ 21 nuk kishte brenda te gjitha materialet zgjedhore. Do shqyrtohet me vone nëse do shpallet e pavlefshme.KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti.

Ora 06:45

PS thellon diferencën me PD në Elbasan, numërohen 24% e votave! Hajdari ‘mund’ partitë e reja, por vështirë të marrë një mandat

24% e votave janë numëruar në Elbasan, ku PS vijon që të jetë shumë para PD-së, me jjë diferencë të madhe të votave. Më konkretisht socialistët kanë marrë 20708 vota ose 55.54 %, ndërsa PD ka marrë deri më tani 13903 të votave ose e përkthyer në % rezulton 37.29 %. LSI ka arritur vetëm 4.08 %, e ndërsa Partia Nisma Thurje ku kryesuese e listës është Rudina Hajdari 1.09 % të votave, më shumë se partitë e tjera të vogla.

Ora 06:15

S’ka supriza në Shkodër! Numërohen 14% e votave, PD forcë e parë e ndjekur nga PS, Tom Doshi forcë e tretë, lë ‘në hije’ LSI

14% e votave janë numëruar në Shkodër. PS është forcë e parë e ndjekur nga PD dhe PSD  e Tom Doshit. Edhe pse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, ai ka arritur që të jetë forcë e tretë në Shkodër, me 15.30 %. PD ruan bastionin e saj me 41.85 % e ndërsa PS 29.99 %. LSI është forcë e katërt me vetëm 9.31 %.

Ora 06:00

Numërohen 10% e votave në Tiranë! PS merr 51.8%, PD 35.91! Surprizon partia e Tom Doshit

10% e votave është numëruar në qarkun e Tiranës, ku surpriza nuk është te partitë e mëdha, pasi kryeson PS, ndiqet nga PSI-LSI, por te partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.72 %, me një diferencë jo shumë të madhe me partinë e Kryemadhit që ka marrë 6.13 % të votave në kryeqytet. PS  ka marrë 51.80 % ose e thënë në vota 22230, e ndërsa PD 15409 vota ose 35.91 %. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 317 vota.

Ora 05:50

KORÇË/ Pusteci vishet ngjyrë rozë! Kryesojnë socialistët, LSI poshtë pritshmërive

Me një diferencë prej 7% të votave, ndahen PS nga PD në qarkun e Korçës. Kur janë numëruar mbi 15% e votave, në këtë qark kryesojnë socialistët me 47.91 % të votave, e ndërsa 40.79 % PD. Pritshmëritë e LSI në këtë qark kanë qenë të mëdha, por deri më tani ajo ka marrë 8.35 % të votave. Pusteci është veshur ngjyrë rozë, ku PS-ja ka rritur që të marrë 868, e ndërsa PD 473. Në fund renditet LSI me 168 vota. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar në të 7 qendrat e votimi, duke qenë Bashkia e parë që nxjerr rezultatin përfundimtar. Edhe në Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçë janë hapur kutitë e para.

Ora 05:27
Numërohen 20% e votave në Kukës, PD merr dyfishin e votave krahasuar me PS! LSI ‘inekzistente’

PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. Ajo ka arritur që të marrë 63.06 % të votave krahasuar me 35.13 % të PS. Panorama paraqitet e njëjtë në pothuajse të gjitha qarqet, sa i përket LSI, pasi ajo nuk kalon më shumë 10% të votave, më konkretisht në Kukës ka marrë 0.09%.

Ora 05:19
Numërohet 13% të votave në Fier, PS ruan bastionin e saj! PR rritet lehtë, LSI ‘s’duket gjëkundi’

Në Fier, PS ruaj bastionin e saj. Deri më tani kur janë numëruar, 13% të votave PS ka marrë 52.39 %. PD ka një rritje të lehtë me 38.78 % të votave, e ndërsa LSI nuk ka arritur që të marrë më shumë se 5.52 %. Partitë e tjera nuk kanë arritur as në 1% të votave.

Ora 05:13
Numërohen 20% e votave/ PS forcë e parë në Dibër, diferencë votash me PD e Mziut

Dibra ka qenë historikisht nja bastion i djathtë, por këto zgjedhje duket se do ketë një përmbysje të rezultatit. Kur janë numëruar 20% e votave, PS është forcë e parë me 46.23 % të votave, duke u ndjeku ngushtë nga PD me 43.12 %, ndërsa LSI 7.10 %. Nga ana tjetër, kandidati i pavarur, Elton Debreshi ka marrë 123 vota.

Ora 05:06
Ecën me ritme të shpejta numërimi në Gjirokastër, numërohen 20% të votave! PS merr dyfishin e votave krahasuar me PD

Nga 20% të votave që janë numëruar në Gjirokastër, PS ka marrë dyfishin e votave krahasuar me PD, e ndërsa LSI duket shumë larg 2 forcave të mëdha. Votat ndahen mes këtyre 3 partive, pasi partitë e reja kanë marrë shumë pak vota, të papërfillshme.

Ora 05:02
10% e votave të numëruara në Lezhë/ PD kryeson, por me rezultat shumë të ngushtë! Partitë e vogla asnjë shans për të marr një mandat

PD dhe LSI janë ‘kokë më kokë’ në qarkun e Lezhës, kur janë numëruar 10% e votave. 45%.3% të votave marrin demokratët, duke ruajtur bastionin e tyre, e ndërsa ndiqen nga socialistët me 42.38% të votave. LSI vetëm 8%. Partitë e tjera të vogla nuk marrin mjaftueshëm vota sa për të marrë një mandat deputeti.

Ora 04:58
Në Vlorë nuk ka surpriza! Kryeson PS nga 15% të votave, rritet PD, rënie LSI

Në qarkun e Vlorës janë numëruar 15% të votave, në të cilën nuk ka surpriza. 59.74% të votave kanë shkuar për PS, e ndërsa PD merr 30.59%. LSI 6.32%.Ndërsa ndër partitë e vogla, ka marrë më shumë vota Bindja Demokratike.

Ora 04:55
Durrësi me ‘ritme breshke’! Numërohet vetëm 1% të votave, PS kryeson, LSI merr vetëm 1.3%

Durrësi është qarku ku procesi i numërimit është me ritme shumë të ngadalta, ku është numëruar vetëm 1% e votave. Nga kjo shifër, 66.92% e votave shkon për PS dhe 29.52% për PD. LSI është tkurrur shumë në këtë qark, ku deri më tani ka marrë 1.36% të votave. Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt. Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishëm, Shkafanë! Kjo kuti nuk i kishte fletët e votimit të papërdorur brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj. Sipas kreut të KZAZ 21 nuk kishte brenda te gjitha materialet zgjedhore. Do shqyrtohet me vone nëse do shpallet e pavlefshme.KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti.

Ora 04:51
Numërohen mbi 15% e votave/ Votat ndahen mes PS, PD dhe LSI, kryesojnë socialistët! S’ka surpriza nga partitë e vogla në Berat

Në qarkun e Beratit, PS është shkëputur nga PD dhe LSI. Ajo ka arritur që të marrë 54.68% të votave, e ndërsa PD 29.97%, për t’u ndjekur me një diferencë të vogël nga partia e Kryemadhit, e cila deri më tani ka marrë 13.15% të votave. Partitë e vogla kanë marrë vota të pamjaftueshme për të siguruar një mandat. Në këtë qark janë numëruar mbi 15% e votave.

Ora 04:45
Numërohen rreth 12% e votave në Elbasan/ PS kryeson bindshëm! Tkurret LSI, ‘shpresë’ për Hajdarin

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar rreth 12% e votave, ku PS kryeson me 55.6% të votave, e ndërsa ndiqet nga PD me 37%. LSI ka një diferencë shumë të madhe nga partitë e mëdha, ku ka arritur që të marrë vetëm 4.2% të votave. Nga ana tjetër, Nisma Thurje me të cilën garon Rudina Hajdari ka marrë rreth 1%.

Ora 4:17

Tom Doshi jep dorëheqjen nga mandati i deputetit: E parevokueshme! KQZ të më zëvendësojë

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati si deputet nga zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka dorëzuar letrën në KQZ, ku i kërkon që ta zëvendësojë si deputet. “Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, shkruan Tom Doshi.
Letra e Tom Doshit

Ora 04:16
PS thellon diferencën me PD në Tiranë! Merr vota Boiken Abazi i LVV

PS ka një diferencë të madhe të votave në qarkun e Tiranës krahasuar me PD. Ajo ka arritur që të marrë 10686 vota, krahasuar me 7141 të demokratëve ku janë numëruar 63 kuti votimi. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 150 vota.

Ora 04:01
Numërohen 25 kuti votimi nga 227 në Dibër/ Kryeson PD, rezultat i ngushtë me PS! 41 vota për kandidatin e pavarur Elton Debreshi

Dibra, një bastion historik i PD-së ruan rezultatin e saj, ku ka marrë 3013 vota, por ka një rezultat të ngushtë me PS e cila numëron 2957 vota. LSI 347 vota. Nga ana tjetër, kandidati i pavarur, Elton Debreshi ka marrë 41 vota.

Ora 03:55
16 kuti votimi të numëruara/ Në Lezhë kryeson PD, por me rezultat të ngushtë nga PS! LSI duket shumë larg 2 partive kryesore

Në Lezhë votat ndahen mes 3 partive të mëdha, ku forcë e parë është PD-ja edhe pse diferenca nga PS nuk është shumë e madhe. Më konkretisht demokratët kanë marrë 1818 nga 16 kuti votimi të numëruara e ndërsa PS 1533 vota. LSI duket shumë larg nga 2 partitë e mëdha, ku ka marrë 283 vota.

Ora 03:52
Vijon numërimi/ PD ‘ruan’ Kukësin! LSI vetëm 5 vota

PD e ka ruajtur Kukësin si bastion të saj kur janë numëruar 18 kuti votimi. Ajo ka arritur që të marrë 3236 krahasuar me 1740 vota me PS. LSI vetëm 5 vota në Kukës.

Ora 03:48
S’ka supriza në Shkodër! PD forcë e parë e ndjekur nga PS, Tom Doshi forcë e tretë, lë ‘në hije’ LSI

Shkodra nuk ka surpriza. PD është forcë e parë nga 21 kuti të numëruara, PS forcë e dytë e ndërsa PSD e Tom Doshit, forcë e tretë. LSI ka një rënie drastike, ku ka arritur që të marrë 306 vota.

Ora 03:22
Numërimi në Durrës nis me 6 orë me vonesë, numërohet vetëm një kuti

Procesi i numërimit ka nisur në orën 03:00. Ky është qarku i vetëm, pasi pati probleme për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve, ku ato të PD u tërhoqën për t’u kthyer pak minuta më votë. Aktualisht është numëruar vetëm një kuti numërimi, nga të cilat 116 vota kanë shkuar për PS dhe 32 për PD-AN. Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt. Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishëm, Shkafanë! Kjo kuti nuk i kishte fletët e votimit të papërdorur brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj. Sipas kreut të KZAZ 21 nuk kishte brenda te gjitha materialet zgjedhore. Do shqyrtohet me vone nëse do shpallet e pavlefshme.KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti.

Ora 03:18
Ecën me ritme të shpejta numërimi në Gjirokastër, numërohen 30 kuti! Votat ndahen mes PS, PD dhe LSI

Me ritme të shpejta ka ecur numërimi në qarkun e Gjirokastrës, ku janë numëruar 30 kuti votimi dhe PS kryeson me 2827 vota, 1535 për PD dhe 692 për LSI.

Ora 03:02
Durrësi i vetmi qark ku numërimi s’ka nisur! Tërhiqen numëruesit e PD

Në Durrës nuk është numëruar asnjë kuti votimi deri më tani. Kjo sepse ka mosmarrëveshje mes numëruesve, ku ato të PD janë tërhequr. Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt. Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishëm, Shkafanë! Kjo kuti nuk i kishte fletët e votimit të papërdorur brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj. Sipas kreut të KZAZ 21 nuk kishte brenda te gjitha materialet zgjedhore. Do shqyrtohet me vone nëse do shpallet e pavlefshme.KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti.

Ora 03:00
S’ka surpriza nga partitë e vogla në Berat! Votat ndahen mes PS, PD dhe LSI, kryesojnë socialistët

Nuk ka shumë surpriza nga partitë e vogla në qarkun e Beratit. Votat ndahen mes PS, PD dhe LSI, e më konkretisht 2478 vota për socialistët, 1421 për demokratët dhe 550 LSI.

Ora 02:52
PS mbi 1000 vota para PD në Fier, numërohen 16 kuti

2852 vota për PS, 1835 për PD dhe 261 për LSI! Është ky rezultati në qarkun e Fierit nga 16 QV të numëruara nga 580 në total. Votat e tjera ndahen mes Nismës Thurje, Lëvizjes për Ndryshim apo edhe PSD.

Ora 2:50
Vijon numërimi me ritme të ngadalta në Shkodër, numërohen 9 kuti! PS ia kalon PD! Tom Doshi forcë e tretë

Procesi i numrit në qarkun e Shkodrës nuk ka ecur me ritme të shpejta, krahasuar me qarqet e tjera. Deri më tani janë numëruar 9 kuti votimi nga 411 QV në total. Edhe pse ky është një bastion historik i djathtë, PS kryeson me 573 vota krahasuar me PD që ka marrë 526 vota. PSD e Tom Doshit ka marrë 291 vota, e ndërsa LSI është larg këtyre partive, ku deri në këto momente ka marrë 69 vota

Ora 02:42

Pusteci vishet ngjyrë rozë! Në Korçë PD-PS ‘kokë më kokë’! Numërohen 15 kuti nga 427 në total

Me një rezultat shumë të ngushtë qëndrojnë PS dhe PD në qarkun e Korçës. Nga 15 kuti të numëruara nga 427 në total, socialistët kanë marrë 1966 vota e ndërsa PD 1557. 405 vota kanë shkuar për LSI-në.  Pusteci është veshur ngjyrë rozë, ku PS-ja ka rritur që të marrë 868, e ndërsa PD 473. Në fund renditet LSI me 168 vota. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar në të 7 qendrat e votimi, duke qenë Bashkia e parë që nxjerr rezultatin përfundimtar.  Edhe në Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçë janë hapur kutitë e para.

Ora 02:33

Numërohen 14 kuti votimi nga 227 në Dibër/ Kryeson PD! Marrin vota PSD e Doshit dhe partia e Topalli! 17 vota për kandidatin e pavarur Elton Debreshi

14 kuti votimi janë numëruar në qarkun e Dibrës, nga 227 kuti votimi, ku nga rezultatet e deritanishme PD kryeson 1792 vota. PS numëron 1432 vota, e ndërsa LSI 193 vota. Ndër partitë re vogla, më shumë vota ka marrë PSD e Tom Doshit, ose më konkretisht 25 vota si edhe Lëvizja për Ndryshim i Jozefina Topallit, 18 vota. Nga ana tjetër, kandidati i pavarur, Elton Debreshi ka marrë 17 vota.

Ora 02:02

Vijon numërimi në Tiranë, PS kryeson me 570 vota! Merr vota Boiken Abazi i LVV

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Tiranë.  Mësohet se ka nisur numërimi në KZAZ numër 28 në Paskuqan.  Ndërkohë, në 4 kutitë e para nga 50 që janë numëruar në KZAZ 38, te shkolla e Kuqe, me një diferencë të vogël nga PD, kryeson PS më konkretisht 570 vota nga 522 që kanë marrë demokratët. LSI ka marrë 53 vota, e ndërsa PSD 32 vota. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 21 vota, e ndërsa 31 vota të tjera kanë shkuar për partitë e tjera.

Ora 01:53

Numërohen votat në Elbasan! Hapen kutitë e para në Cërrik dhe Belsh, kryeson PS

Edhe në Elbasan kanë dalë rezultatet e kutisë së parë nga numërimi i votave. Kutia e parë i përket një qendre votimi në Bashkinë Belsh. Nga rezultatet paraprake janë 80 për Partinë Socialiste, 67 për PD-AN dhe 1 për LSI. Ndërkohë, në Cërrik janë numëruar 5 kutitë e para nga ku 704 shkojnë për PS, 331 për PD dhe 48 për LSI.

Ora 01:25

Nis numërimi në Shkodër! Në Pukë hapen 2 kutitë e para, PS në avantazh, LSI vetëm 3 vota

Në qarkun e Shkodrës janë hapur kutitë e para. Bashkia Pukë si rezultat i 2 kutive të para që janë numëruar kanë nxjerrë 217 vota për PS, 79 vota për PD-në, vetëm 3 vota për LSI e ndërsa PSD-ja e Tom Doshit 35.

Ora 01:10

Edhe Lezhë numëron votat, nis proces në 2 KZAZ

Edhe në Qarkun e Lezhës ka nisur procesi i numërimit të votave. Procesi ka nisur në KZAZ numër 12 në qytetin e Lezhës dhe në KZAZ 14 në Mirditë.

Ora 00:47

Nis numërimi në Dibër, hapen kutitë e para

Procesi i numërimit të votave ka nisur në qarkun e Dibrës. KZAZ numër 19 në Peshkopi ka nisu hapjen e kutive.

Ora 00:26

Hapet kutia e parë edhe në Qarkun Elbasan, nga Belshi dalin rezultatet e para

Edhe në Elbasan kanë dalë rezultatet e kutisë së parë nga numërimi i votave. Kutia e parë i përket një qendre votimi në Bashkinë Belsh.  Nga rezultatet paraprake janë 80 për Partinë Socialiste, 67 për PD-AN dhe 1 për LSI.

Ora 00:10

Tirana nuk humb kohë, nis procesi i numërimit në Paskuqan

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Tiranë. Mësohetn se ka nisur numërimi në KZAZ numër 28 në Paskuqan.

Ora 23:52

Në Qarkun Vlorë nis numërimi në Bashkitë Selenicë dhe Konispol, dalin rezultatet e para

Edhe në Qarkun e Vlorës ka nisur procesi i numërimit. Bashkitë e para në të cilat janë hapur kutitë janë ato të Selenicës dhe Konispolit.Ka përfunduar numërimi i votave në kutinë e parë në Konispol, tw qendrës së votimit 4707 në Çiflik. Në zgjedhjet e 2017 PS kishte marrë 142 vota, ndërsa në votimet e sotme ka marrë 138 , ndërsa PD në zgjedhjet e 2017 kishte marrë 60 vota, kurse sot 79 vota. LSI ka pësuar një rënie nga 32 vota në 2017, sot ka marrë vetëm 8 vota.

Ora 23:21

FIER/ Nis procesi i numërimit edhe në Roskovec

Edhe në Qarkun Fier hanë hapur kutitë e parë të votimit, duke nisur kështu procesin e numërimit. Bëhet fjalë për 3 kuti në Bashkinë Roskovec.

Ora 23:10

KUKËS/ Hapen kutitë e para, në proces 3 kuti në Has

Edhe në Qarkun Kukës ka filluar procesi i numërimit të votave. 3 kuti në Has janë hapur dhe procesi vijon normalisht. Ndërkohë që në Kukës dhe në Tropojë ende nuk ka filluar numërimi i votave.

Ora 22:50

KORÇË/ Bashkia Pustec nis numërimi, dalin rezultatet e para

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, ku është përfunduar numërimi i kutive të qendrës së parë të votimit.

Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 17 vota.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Ora 22:15

GJIROKASTËR/ Nis numërimi në Memaliaj, hapen kutitë e para 

Edhe në Bashkinë e Memaliajt në Tepelenë në qarkun Gjirokastër ka nisur procesin e numërtimit. Komisionerët e numërimit kanë hapur 3 kutitë e para të votimit dhe kanë nisur procesin e numërimit.

Ora 22:00

BERAT/ Pas Pustecit, fillon procesi i votimit edhe në Polican

Fillon procesi i numërimit në Bashkinë e Policanit në qarkun e Beratit. Të gjitha kutitë e votimit të 23 qendrave të votimit janë dërguar në KZAZ 67. Në Polican pjesëmarrja në votim ka qenë 51.25 % nga 13 180 qytetarë me të drejtë vote.

Ora 21 e 20

KORÇA/ Pusteci nis i pari

Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit, pasi kanë transportuar në KZAZ të gjitha kutitë e votimit.

Mësohet se në Pustec po numërohen votat e 7 qendrave të votimit nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Pusteci është dhe bashkia më e vogël në vend.