MENU
klinika

Rama: Ilir plani yt dështoi

Zhbllokohet Rinasi, Balluku njofton kategoritë që rinisin fluturimet: Shpëtuam vaksinat

08.04.2021 - 12:04

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin e Rinasit.

Përmes një deklarate për mediat, ajo ka lajmëruar se sot do të rinisin fluturimet diplomatike, humanitare, shëndetësore, emergjencat, shtetërore dhe fluturimet ushtarake.

Balluku u shpreh se mbrëmë arritën me shumë mundim që të shpëtoj vaksinat kundër koronavirusit dhe ato do të vijnë sot në orën 15:00.

Nga ana tjetër, qyetarët civilë do ta kenë të pamundur që të udhëtojnë sot dhe do duhet të presin ditën e nesërme për nisjen e fluturimeve komerciale.

“Sot do të nisin të fluturimet diplomatike, humanitare, shëndetësore, emergjencat, shtetërore dhe fluturimet ushtarake.

Me një përpjekje shume të madhe kemi arriture që të ruajmë sot numrin e vaksinave që ishin parashikohet të vinin dje. Ato do të vijnë sot në orën 3.

Njoftoj të gjithë qytetarët se sot do ta kemi të pamundur që të nisin fluturimet civile, por do të nisin ditën e nesërme.

Të gjithë kompanitë që janë të skeduluar do të nisin në territorin e Shqipërisë duke filluar nga dita e nesërme.

Kjo situatë na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të ndalur fluturimet deri në ditën e zgjedhjeve. Po punojmë për të zgjidhur këtë situatë, për të kthyer gjithçka në normalitet”,- tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi KLSH-së auditimin e AlbControl.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’

“Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol”, thuhet në njoftimin shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Presidencës, ku ndër të tjera kërkohet hetim për mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie, respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese, përdorimin e fondeve publike, respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe  çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Në përfundim Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe thekson se është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës