MENU
klinika

Presidenti Biden merr vendimin

200 milionë dollarë për Kosovën në kuadër të MCC-së

31.05.2021 - 10:25

Kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se në buxhetin e ri të presidentit amerikan, Joe Biden, Kosova do të marrë mbështetje të vazhdueshme financiare nga MCC.

Në një postim në Twitter, Selimi ka thënë se në kuadër të kësaj, SHBA-ja do të vazhdojë të zhvillojë synimet duke u përqendruar në diversifikimin e energjisë – futjen e mundshme të gazit në Kosovë.

Ndërkaq, në raportin e publikuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) thuhet kërkes është miratuar për ndarjen e mjeteve të cilat kryesisht janë të përqendruara në programe për energji.

“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.

Ata i kanë paraparë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjosa Osmani në vijë me Kurtin për dialogun

“Nuk do të jetë prioritet numër një i Qeverisë”