MENU
klinika

Pyetet për shpalljen non grata të Sali Berishës

A do bashkëqeverisë me Ramën nëse merr kryesinë e PD-së? Si përgjigjet kandidati Agron Shehaj

24.05.2021 - 18:37

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj u pyet gjatë konferencës për shtyp edhe për shpalljen non grata të liderit historik të kësaj partie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lideri historik i Partisë Demokratike ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i përket shpalljes së zt. Berisha person non grata, personalisht nuk dua të jap asnjë koment”, thekson ai.

Ai tha se nëse do të jetë kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje me Edi Ramën.

“Nëse unë do të jem kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje. Unë mendoj që përballë Edi Ramës duhet një lider dhe një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama ku njerëzit të mendojnë se je i pa korruptuar”- shtoi ai.

Shehaj u shpreh se kandidatët për deputetë duhet të votohen nga anëtarësia me një anëtar një votë, ndërsa shtoi se edhe në fushatën elektorale kandidatët duhet të shtyhen për të marrë vota personale.

Unë mendoj që të gjithë kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin sa më shumë vota personale. Sigurisht nëse të gjithë kandidatët duhet të ishin shtyrë për të marrë sa më shumë vota, do të kishte shumë më shumë vota për Partinë Demokratike”, tha më tej.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci