MENU
klinika

“Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i…”

A do shkojë PD në Parlament? Çfarë paralajmëron Basha: Beteja, në të gjitha frontet

04.05.2021 - 10:19

Pas deklaratave nga eksponentë të lartë të PD se nuk do të njihen zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një sinjal nëse do të shkojë apo jo opozita në Parlament.

I pyetur sot nga mediat nëse PD betejën do ta bëjë në Parlament, Basha nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se beteja e opozitës do të jetë në të gjitha frontet dhe me të gjitha mundësitë që ekzistojnë.

“A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë sot mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste PD në këtë ushtrim të paprecedentë ushrtarak e nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë?

Viktimat e masakrtës elektorale janë qytetarët shqiptarë, detyra jonë, është të qëndrojmë fort e të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar e do bëjmë realitet bashkë me gjithë shqiptarët, anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Pyetje: A do e bëni këtë betejë në Parlament?

Basha: Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat e mundësitë që ekzistojnë, e përfundimi i saj do jetë i qartë: rrëzimi i rregjimit Rama-Doshi-Rakipi e kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet takimi i Ursula Gacek në selinë blu! Çfarë u diskutua?

Vëzhguesit ndërkombëtarë u njohën me faktet për blerjen e votës!