MENU
klinika

Deklarata

Abazoviqi paralajmëron vizitë zyrtare në Beograd

28.05.2021 - 13:50

Nënkryetari i Qeverisë malazeze, Dritan Abazoviq ka deklaruar se pret që muajin e ardhshëm të realizojë vizitë zyrtare në Beograd.

“Mali i Zi duhet të dërgojë ambasador të ri në Serbi”, ka thënë Abazoviqi duke porositur se “duhet bërë përpjekje për relaksim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të arrihet deri në ato miqësore”.

Ai ka shtuar se “Qeveria malazeze nuk dëshiron marrëdhënie armiqësore, veçmas jo me fqinjët”.

Duke komentuar marrëdhëniet e Qeverisë dhe shumicës qeveritare, Abazoviqi ka deklaruar se për momentin ka ndjenjën se janë “si brirët në thes dhe se ai është ai thes”.

Refuzimi i shefit të shtetit, Millo Gjukanoviq të nënshkruajë Ligjin për prokurorinë publike, Abazoviqi e ka vlerësuar si mosgatishmëri të presidentit “të përballet me drejtësinë”.