MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Aborti spontan/ Cila është koha e duhur për të ngelur përsëri shtatzënë?

30.05.2021 - 11:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Aborti spontan/ Cila është koha e duhur për të ngelur përsëri shtatzënë?

Mjeku: Të përpiqeni që të ngelni shtatzanë përsëri pasi keni bërë një abort mund të jetë pak e vështirë. Edhe pse aborti spontan llogaritet se ndodh në rreth 40 % të të gjitha shtatzanive madje ndonjëherë mund dhe të mos e dini ende që jeni shtatzanë, shumë femra e kanë të vështirë të gjejnë ekuilibrin emocional midis dëshirës për të patur një fëmijë dhe traumës nga humbja e atij fëmije.

Fatmirësisht duhet të dini se nëse keni bërë një abort spontan dhe dëshironi të ngelni përsëri shtatzanë shanset për të pasur një abort tjetër janë më të ulta. Sipas Shoqatës Amerikane të Mjeksisë Riprodhuese më pak se 5 % e femrave bëjnë dy aborte spontane njëri pas tjetrit dhe kjo përqindje ulet akoma më shumë duke shkuar në 1 % për 3 aborte spontane.

Zakonisht një abort spontan i cili ka ndodhur në 20 javët e para të shtatzanisë nuk do të ketë ndikim në shanset e femrës për të ngelur përsëri shtatzanë.

Nëse jeni duke planifikuar për të ngelur shtatzanë përsëri ja disa këshilla për ju.

  1. Bëni ekzaminimet e nevojshme. Nëse keni pasur 3 apo më shumë aborte spontane pas 20 javëve të shtatzanisë atëhere konsultohuni me një mjek përpara se të përpiqeni të ngelni sërish shtatzanë. Mund të keni ndonjë problem gjenetik apo ndonjë strukturë indore në uterus i cili ju shkakton probleme. Terapia me progesterone luan një rol mjaft të madh në parandalimin e aborteve. Zakonisht nuk është rutinë për shtatzanitë e para, por për femrat të cilat kanë bërë aborte spontane apo kanë probleme me ngeljen shtatzanë duhet të fillohet mjekimi me progesteron.
  2. Njihni rreziqet. Nëse jeni mbi 35 vjec, keni ndonjë sëmundje kronike apo jeni duhanpirëse jeni në një rrisk të lartë për të bërë abort spontan apo për të pasur vështirësi në ngeljen shtatzanë.
  3. Kujdesuni për veten. Kushtojini rëndësi vetes, mos u ndjeni fajtore për humbjen e fëmijës dhe nëse jeni në depression kërkoni për ndihmë më të specializur. Stresi, ankthi nuk do jua bëjnë më të lehtë që të ngelni shtatzanë përkundrazi mund të jenë një pengesë.
  4. Mos i humbni shpresat. Asnjëherë mos humbsni shpresat. Sipas ASMR madje dhe në rastet e aborteve spontane të cilat nuk u dihet shkaku, 50 % e femrave ose dhe më shumë duke u varur dhe nga mosha, do të kenë mundësi të ngelin shtatzanë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.