Administratorja e Njësisë Shënkollë në Lezhë, Lina Guri ka treguar për mediat si ka ndodhur vjedhja e këtij institucioni. Ajo thotë se nuk ka dokumentacione të vjedhura, por janë shkatërruar dyert dhe sirtarët.
Në këtë institucion u shpreh Guri ka edhe zyra të tjera, si ajo e ALEAT apo edhe qendra shëndetësore.
Administratorja shprehet se institucioni nuk ruhet nga rojet.
“Në orën 8 pa 5 kemi konstatuar vjedhjen. Këtu ndodhet edhe qendra shëndetësore, është zyra e ALEATIT dhe zyrat e specialistëve. Nuk e dimë nga kanë hyrë, por është dëmtuar prona, dyert janë shkatërruar, sirtarët tavolinash, janë marrë dy aparate fotografik tek zyra e Aleatit.
Ne nuk kemi roje. Unë isha me praninë e policisë dhe nuk ka asnjë dokument të vjedhur. Se nga kanë hyrë ne nuk dimë asgjë. Këtu kanë qenë më shumë se 50 të moshuar që do të bënin vaksinën. Në vjen keq, por do ti shërbejmë nesër”, tha Guri për mediat.