MENU
klinika

"S’mund të vazhdojmë me refrenin na vodhën e prenë, fajin e kemi vetë"

Agron Duka uron Ramën për fitoren dhe kërkon nga Basha të njohë zgjedhjet

01.05.2021 - 10:03

Agron Duka bëhet i pari opozitar që uron Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për fitoren  zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai kërkon nga Lulzim Basha që të njohë zgjedhjet, pasi nuk mund të vazhdohet më me refrenin që zgjedhjet u vodhën.

Duka në reagimin e tij thotë se fajtorë për humbjen janë ata vetë, me strategjinë e ndjekur ndër vite.

Reagimi i plotë i Dukës

E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë.

Kam dërmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem.

E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues.

E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe  tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike.

Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie

“Nëse humbësi  nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”

E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam  konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët

“Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër” kjo nuk është  strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia.

Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA , marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.

Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e radhës.

Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proçeset integruese.

PAA do jetë në shërbim të fermerëve , blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat PAA egziston si force politike.

Faleminderit dhe  mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe  votuan duke u zotuar  që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!