Bëhet me dije se është arrestuar nga policia drejtuesi i makinës Agis Vathi, i cili përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, 45-vjeçarin Besim Seli.
“Në vijim të informacionit paraprak, ju bëjmë me dije se drejtuesi i mjeti tip “Benz” shtetasi A.V.,i cili ishte larguar nga vendngjarja është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e përditësuar të Policisë.
Njoftimi paraprak
Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.