MENU
klinika

I dënuar për grup të strukturuar kriminal

Arrestohet 51-vjeçari në Fier

11.05.2021 - 10:49

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona gjatë orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 51-vjeçar, i akuzuar për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. F., 51 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 28.01.2021, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
  2. Rr., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 03.03.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, “Dhunë në familje”.

Xh. Xh., 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 18.02.2021, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën  penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu tregon si duket

Spitali i Fierit, gati të hapë dyert!


Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall