MENU
klinika

"Po luan lojën e tij”

Artur Zheji: Rama ka drejtuar të gjithë silurët kundër Metës e Berishës, Bashën e sheh si partner potencial

07.05.2021 - 13:28

Në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” u diskutua situata e fundit politike, ku parlamenti me shumicë votash i ka hapur tashmë rrugë Komisionit Hetimor që të shqyrtojë shkarkimin e presidentit Meta.Analisti Artur Zheji theksoi se Rama po luan lojën e tij.

Ai shtoi se kryeministri ka drejtuar të gjitha silurët kundër Metës e Berishës, ndërsa Bashën e sheh si aleat.

Ndërsa, Blendi Kajsiu vlerësoi se kryeministri e kishte zgjedhur si strategji, që të sulmonte në fushatë LSI-në.

Artur Zheji: Kjo që ndodhi ishte dhënë nga Rama si premtim para-elektoral. Rama tha se subjekti armik është LSI dhe personi armik Meta, ndërsa Basha konsiderohet partner potencial e lëshoi të gjitha bateritë kundër Metës dhe Berishës. Nuk është çudi që u zgjua tani çështja e Gërdecit. Rama dëshiron të eleminojë Metën e Berishën nga sfondi politik. Ai e ka lojë politike diçka të tillë. Rama do t’ju jap ushqim të tijve, duke iu thënë se unë përballem me këdo në skenën politike.

Blendi Kajsiu: Goditja e vazhdueshme e LSI ishte që të ulë imazhin e opozitës. Këtë e bëri që të zbehë atë që thotë opozita se maxhoranca është e korruptuar, duke i vënë përballë LSI-në, për të cilën ka një perceptim në publik se është parti e strukturuar jo mirë. Presidenti nuk ishte mbi palët. Presidenti sulmoi kryeministrin dhe afërsia e tij me kryetaren e LSI-së, edhe faktin se ishte themelues e perceptohej si lideri real i opozitës, duke parë fjalët që tha, është shumë e vështirë që të thuash se ishte i pavarur.