10.05.2021 - 12:37
Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një personi në Vlorë.
Mësonohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti, tip BMW me targa AB 797 CS.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, ndërsa nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen.
Mësohet se policia është vënë në ndjekje të një automjeti tjetër, që dyshohet se ka qëlluar në drejtim të BMW.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Vaksinimi ndikon në fluksin e turizmit!"