MENU
klinika

Demokratët i kërkojnë dorëheqjen

Basha flet për herë të parë: Beteja deri në fitore

03.05.2021 - 13:02

Një pjesë e demokratëve kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve me 25 prill.

Pasi rezultati përfundimtar shpalli fitues Partinë Socialiste, Basha doli në një deklaratë për mediat ku tha se votat ua kishin vjedhur dhe se nuk do të dorëzohej në kërkimin e fitores.

Pas kësaj deklarate, ku të gjithë prisnin që ai të jepte dorëheqjen, disa nga demokratët, prej ditësh kanë dalë në protestë para selisë së PD-së në Tiranë për të kërkuar që ai të heqë dorë nga pozitat e kryetarit.

Gjatë kohës që po futej në selinë e PD-së, ai u pyet se çfarë mendon për protestat që po bëhen që ai të japë dorëheqjen.

Basha u përgjigj shkurt: “Beteja do të vijojë deri në fitore”.