MENU
klinika

Shkruan Kimete Berisha

Berisha-Ahmetit: Kosova është e prekur nga ‘varianti i kënaqësisë’

01.05.2021 - 13:08

Infektologu Sali Ahmeti ka paralajmëruar sot se Kosova mund të preket nga një variant tjetër i koronavirusit. Lidhur me këtë deklaratë të Ahmetit, ka reaguar publicistja Kimete Berisha. Në një shkrim në “Facebook”, ajo tha se Kosova është e prekur nga “varianti i kënaqësisë”, shkruan Gazeta Express.

“Valla more axhi infektolog, Kosova është e prekur nga ‘varianti i kënaqësisë’, s’i bjen kujt në mend sëmundja e vdekja. Epikuri na ka lënë amanet, mos u merr me vdekjen tënde ka thënë, se vdekja jote nuk të takon ty. Mirë e ka pasë. Ne e kemi obligim jetësor të kënaqemi dhe të përmbushim premtimin e lumturisë në këtë botë. Të tjerat janë të shkruara! Është problem, kur na kap neve shqiptarëve “dallga e zbavitjes”, kur na kap neve dalldia dhe sevdaja, e harrojmë vdekjen”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Varianti i kënaqësisë!

Valla more axhi infektolog, Kosova është e prekur nga ‘varianti i kënaqësisë’, s’i bjen kujt në mend sëmundja e vdekja.

Epikuri na ka lënë amanet, mos u merr me vdekjen tënde ka thënë, se vdekja jote nuk të takon ty.

Mirë e ka pasë.

Ne e kemi obligim jetësor të kënaqemi dhe të përmbushim premtimin e lumturisë në këtë botë. Të tjerat janë të shkruara!

Është problem, kur na kap neve shqiptarëve “dallga e zbavitjes”, kur na kap neve dalldia dhe sevdaja, e harrojmë vdekjen.

Është mekanizëm mbrojtës, është vaksinë shpirtërore kundër fatalizmit.

Se me t’thënë t’vërtetën, për shqiptarët më e rëndësishme është kënaqësia sesa jeta!

Se vetëm nëse kënaqesh – ndjehesh gjallë!Qysh ndjehesh gjallë pa u kënaq, allahile!Ajo ndjesia kur del n’teferiç,

deti para hundëve,

uji i njelmtë n’drita t’syve;

kënaqësia që e shkakton frika mos po mbytesh n’det e nuk mbytesh;

shetitjet buzë bregdetit, mbrëmjeve o Zot,

njoftimet e reja;

hareja dhe gëzimi i çastit;

shikimi nga ballkoni i perendimir të diellit…dhe, prit pak po e hamë edhe nga një akullore,

jetë o jetë.Ajo ndjenja e ikjes nga Kosova, sidomos ikja nga monotonia është akti vendimtar i kënaqësisë,

ai mohimit i virusit ‘ec more se s’ka virus’, ‘vdekje ka pasur gjithmonë’!

“Po rrejnë” se nuk kanë qejf me na pá ‘tuj u knaq’.Është ndjenjë e bukur kur të duket vetja më i mençur se mjekësia, më i zgjuar se faktet, nuk e han ti me t’mashtru.Nëse nuk i beson virusit, nuk t’bjen.

Ky është misteri i kënaqësisë!P.S. Kosova është plotësisht jashtë kontrollit.

As vaksina as kujdes, as pastërti, as dezinfektim!Çudia e Zotit qysh po shpëtojmë pa u bërë lajm në botë!Bota po ruhet, po vaksinohet, po mbyllet dhe s’po shpëton si ne!