MENU
klinika

"Takimi na jep mundësinë, që të flasim më shumë për situatën në rajon"

Borell: Sot prita 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, ky rajon prioritet kyç për BE-në

18.05.2021 - 18:12

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka informuar se ka pritur gjatë ditës së sotme, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Borell shprehet se ky ishte një takim informal me liderët e Ballkanit.

“Sot kam pritur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është një takim informal me liderët e Ballkanit”, tha Borell.

Numri një i diplomacisë së BE-së shtoi se takimi na jep mundësinë, që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN