MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Broja rikthehet me gol, i dhjeti në kampionat

01.05.2021 - 19:45

Armando Broja është rikthyer të shënojë për skuadrën e tij Vitesse në kampionatin holandez. Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin e avantazhit për 1-0 ndaj Zëolle, sfidë e luajtur në shtëpi për Vitessen.

Është goli i 10-të në kampionat dhe i 11-i bashkë me kupën në këtë sezon në Holandë, pa harruar edhe 3 asiste. Pjesa e parë mbyllet 1-0 me këtë gol të Brojës. Vitesse është në zonën e Conference League në vendin e katërt.