MENU
klinika

Trampolina "Vitesse"

Brojës i bashkohet një tjetër talent shqiptar

25.05.2021 - 21:58

Në skuadrën holandeze të Vitesses, sot firmosi një tjetër talent shqiptar. Pas Armando Brojës, edhe Toni Domgjoni do të veshë fanellën verdhezi.

Mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane vjen nga Zyrich, ku është aktivizuar për 4 sezone dhe ndërmerr një hap të madh të karrierës, duke shkuar me një kampionat të madh si ai e Holandës.

22-vjecari Domgjoni është aktivizuar me moshat e Zvicrës nga U-18 deri tek U-21 dhe me fanellën e Zyrihut në këtë sezon ai ka luajtur në të gjitha kompeticionet në 33 ndeshje, ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

Domgjoni është aktivizuar 18 ndeshje me ekipin kombëtar U-21 të Zvicrës, ndërsa nuk ka marrë ftesë nga ekipi i parë. Përfaqësuesja e Kosovës e ka në shënjestër, por me këtë hap të madh, mund të futen edhe Kombëtarja shqiptare.