MENU
klinika

Videot në TikTok të gjyqtares së Elbasan

Çfarë rrezikon Enkelejda Kapedani pas hetimit disiplinor?

31.05.2021 - 18:31

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Vendimi erdhi pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok. Hetim disiplinor ka nisur menjëherë pas publikimit të videove në media dhe bazohet mbi Kodin e Etikës, i miratuar në muajin prill nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Veprimet që mund të merren ndaj gjyqtares nisin nga vërejtja publike e deri në atë më ekstremin, shkarkim nga detyra. Në Pikën 9 të Kodit të miratuar nga KLGJ-ja më 22 prill me firmën e kryetares Naureda Llagami, thuhet se “gjyqtari shmang sjelljen e pahijshme dhe shfaqjen e saj në të gjitha aktivitetet e tij. Si subjekt i vëzhgimit të vazhdueshëm publik, gjyqtari duhet të pranojë kufizime personale që mund të shihen si të paarsyeshme për një qytetar të thjeshtë”.

REAGIMI I ENKELEDA KAPEDANIT 

Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.

Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.

Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video.

Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më so