MENU
klinika

Nga papunësia tek borxhi publik

Çfarë shkruhet në raportin e KE për Shqipërinë?

03.05.2021 - 10:32

Komisioni Europian tregon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% përgjatë viti 2021. Ky është niveli më i ulët i parashikuar në raport me planin e qeverisë, por edhe me parashikimet e bëra nga institucione të tjera ndërkombëtare. Gjithsesi, Komisioni vlerëson se, kjo rritje është e konsiderueshme po të përfshijmë këtu faktin që ekonomia shqiptare pati më pak dëmtime nga pandemia se vendet e tjera në rajon.

dërsa, për fundin e vitit 2021 dhe për fillimin e viti 2022 Komisioni parashtron të dhëna më pozitive për ekonominë e vendit tonë dhe vendeve të tjera në zhvillim. “Komisioni Europian vlerëson se ekonomia e vendit do të rikuperohet këtë vit më ngadalë sesa parashikimet e qeverisë shqiptare. Konkretisht sipas raportit, rritja në 2021 do të jetë 3.7%, më e ulta në rajon dhe në vitin 2022 do të kemi përmirësimin më të madh se fqinjët prej 4.6%.

Por, është pozitiv fakti që Shqipëria e shoqëruar nga Serbia patën goditje më të lehtë nga pandemia për shkak të masave të marra në kohë, si dhe në mbështetjen që iu ofrua bizneseve dhe sektorit të shëndetësisë”, thuhet në raport. Komisioni parashikon se, ekonomia shqiptare do të vijojë në rritje të ndjeshme përgjatë 2 viteve të ardhshme, për të lënë pas kështu krizën që solli pandemia.

Sipas KE, kontribut të madh në zhvillimin ekonomik do të japin investimet e huaja dhe eksportet, çka do të bëjnë që niveli papunësisë të reduktohet me 9.4%. Ndërkohë vihet në dukje se, planet që ka paraqitur qeveria për të mbajtur nën kontroll shërbimet dhe rritjen e të ardhurave do të nxisin uljen e borxhit publik që nga ky vit, ndërsa në dy vitet e tjera do jetë më larg kufirit maksimal.

“Komisioni Europian projekton që ekonomia shqiptare të rikthehet në një rritje mesatare prej 5% në 2021-2023, e filluar nga rimëkëmbja e fortë në prodhimin e energjisë private, eksportet dhe investimet, që do të shkaktojë një rënie graduale të normës së papunësisë në 9.4% nisur që nga 2021. Planet e qarta të shpenzimeve publike do të mbajnë dhe deficiti fiskal mbi 6% në 2021, përbën një rikuperim të pritshëm të të ardhurave. Komisioni Europian parashikon një ulje graduale të debitit publik duke filluar që nga gjashtë mujori i dytë i 2021 në 75%, për të vijuar më tej deri në stabilizimit të nivelit të tij në 2023”, evidenton raporti.

Ka filluar rritja e punësimit

Ndër të tjera në raport Komisioni Europian tregon se, punësimi në Shqipëri ka filluar të shfaqë shenja rritje që në fund të 2020 dhe po në të njëjtat ritme ka vijuar edhe gjatë muajve të parë të 2021. Konkretisht, në fund të tre muajve të parë të 2021, të mbledhura me të dhënat e dy muajve të fundit të 2020 rezulton që punësimi të jetë rritur me 4.7%.

KE i konsideron këto të dhëna pozitive ku bëhet fjalë për rigjallërim brenda 6 muajsh. “Nga shqyrtimet e bëra Komisioni Europian ka konstatuar që 2021 ka filluar me rritje 4.7% të punësimit në të gjithë vendin, nxitur kjo ka rritja e punësimit që në muajt e fundit të viti të shkuar, kjo ka bërë që papunësia të reduktohet gati në nivelin e parakrizës”, thuhet në raport.

KE ka vënë re se në këta muaj kanë filluar ta marrin veten pikërisht sektorë dhe biznese që patën më shumë dëmtime gjatë pandemisë duke përmendur; agroturizmin, transportin dhe fasoneritë, për të cilat theksohet se kanë regjistruar rritje të të punësuarve.

“Në terma vjetorë, punësimi i përgjithshëm u ul me 3.1% , duke reflektuar me rënien e indeksit të të punësuarve në industri, në sektorët veçanërisht të goditura nga pandemia të tilla si; transporti, bizneset turistike, si dhe fabrikat e fasonerive. Por nga an tjetër një numër në rritje i projeksioneve të punësimit dhe të ardhurave po shihet në këtë vit po nga këto sektorë”, thekson KE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ahmetaj: Ja çfarë synon plani A i Ramë!

“Vetëm këtë muaj do humbasim 70 mln USD”