MENU
klinika

“Jemi të pafajshëm dhe nuk…”

Çfarë thanë në gjykatë dy autorët që plagosën 33-vjeçarin…

26.05.2021 - 10:24

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë për 2 autorët e arrestuar për atentatin me armë në një lokal në fshatin Poshnje të Dimalit, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili.

Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Beratit dhe masa e sigurisë ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Prokurori i çështjes, Ledion Tema, ka kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të dy autorëve të atentatit me armë ndaj 33-vjeçarit Ismaili dhe vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” pa afat për ta. Mësohet se Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj nuk e kanë pranuar autorësinë e krimit dhe bashkëpunimin në atentat, duke kërkuar lirimin e tyre.

Sipas “News 24”, Shabanaj dhe Filaj kanë deklaruar se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë asnjë konflikt me 33- vjeçarin Iljaz Ismaili. Por ka qenë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme, përfshi këtu edhe pamjet filmike të atentatit, që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve. Gjyqtarja Klejda Çapja, pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe pretendimet e të arrestuarve, e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka caktuar për ta masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje në Dimal, lokal që ishte në pronësi të dajës së 33- vjeçarit të plagosur Iljaz Ismaili, i cili ishte kthyer prej disa ditësh nga Anglia. Autorët janë afruar me shpejtësi në oborrin e lokalit ku ndodhej Iljaz Ismaili dhe pasi kanë qëlluar me pistoletë disa herë drejt tij, janë larguar nga vendngjarja me një automjet në drejtim të Fierit.

33-vjeçari mori dy plumba, njërin në krahun e majtë të gjoksit dhe tjetrin në këmbë. Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan në Roskovec dhe Aurel Filaj, 32 vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat. Policia e Beratit ka shpallur në kërkim për këtë ngjarje edhe 4 shtetas, si bashkëpunëtorë të autorëve pasi i kanë ndihmuar ata të largohen nga vendngjarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier