MENU
klinika

Ministri Peleshi zbulon arsyet

“Defender 21”/ Pse u zgjodh Shqipëria?

05.05.2021 - 09:57

Nisi dje në Durrës, “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe, që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane mbërritën në port, diçka që ndodh për herë të pare, që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa.

Për të folur për “Defender Europe 21”, ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë.

Fillimisht, Peleshi zbuloi se pse u zgjodh Shqipëria për këtë stërvitje të madhe. “Pozicioni i jashtëzakonshëm strategjik, roli i madh që ne luajmë në Ballkanin Perëndimor. Së treti, lidhjet që ne kemi me Amerikën. Kjo stërvitje organizohet nga Komanda Europiane e SHBA, në kuadër të NATO-s”, u shpreh Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se stërvitje të tilla do të zhvillohen një herë në dy vite në vendin tonë. “Fillon një seri stërvitjesh “Defender”, do të zhvillohen çdo vit. Në vitet tek do të zhvillohet në Europën Jugore, në vitet çift në Europën Veriore. Shqipëria nuk do të jetë vend pritës vetëm për këtë vit, por edhe për Defender 23, 25”, u shpreh Peleshi.

Por në çfarë gjendje është ushtria shqiptare sot? Ne në përmasa nuk mund të krahasohemi me çmendurinë e sistemit të kaluar kur i gjithë populli ishte ushtar, por ne jemi tashmë pjesë e një aleance.

Ne jemi një vend i vogël, por me një kontribut të madh në NATO. Dje kanë marrë pjesë 3 gjeneralë me 4 yje. Shqipëria u cilësua dje si një eksportuese e sigurisë. Ne nuk jemi një vend modest në NATO, por jemi me kontribute të çmuara atje”, u shpreh Peleshi.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin