09.05.2021 - 13:11
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar 9 Majin, Ditën e Europës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video në të cilën paraqiten mënyra sesi funksionon Bashkimi Evropian.
Në video janë disa duar me ngjyrë të verdhë dhe blu, (ngjyrat e flamurit të BE) që lidhen me njëra tjetrën dhe që simbolizon sesi BE bashkëpunon dhe mbështet vendet.
“9 Maji, Dita e Europës“, shkruan Rama ne rrjetin social krah videos!