MENU
klinika

Shihni çfarë po ndodh në sheshin kryesor

Durrësi ‘pushtohet’ nga trupat e NATO-s

20.05.2021 - 11:03

Qyteti i Durrësit ka parë sot një prani të madhe ushtarakësh të huaj.

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” në sheshin “Iliria” në qytetin e Durrësit do të zhvillohet “OpenDay”, një ekspozitë ushtarake.

Trupat e NATO-s do të bëjnë një demonstrim të armëve në kuadër të kësaj stërvitje që po zhvillohet në Shqipëri.

Kjo metodologji do të zhvillohet sipas një grafiku edhe në qytetet e tjera.

Veprimtaria është çelur zyrtarisht në orën 09:00 teksa po vijon ende. Shesh janë ekspozuar armë dhe pajisje teknologjike moderne të NATO-s.