Një tjetër vrasje është regjistruar këtë martë në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.
Një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vrasjes, ndërsa të afërm të viktimës janë tronditur nga ngjarja e ndodhur të cilët kanë shpërthyer në britma e lot.
Ambulanca ndodhej në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shpëtimin e jetës së të riut, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Everest Caka është viktima i atentatit.
Mësohet se e plagosur ka mbetur dhe bashkëshortja e tij pasi udhëtonin në të njëjtën makinë, teksa kjo e fundit është transportuar në spital për mjekim.