MENU
klinika

Gara për kreun e PD

Edit Harxhi prezanton programin politik: Nga ringritja e partisë te ndryshimet…

27.05.2021 - 10:10

Kandidatja për kryetare të PD, Edit Harxhi ka paraqitur programin e saj politik, të bazuar në atë që ajo e quan “Vizioni i ri mbi idealet e vitit 1990”.

Në programin e prezantuar prej saj, synohet ringritja e Partisë Demokratike që sic thotë ajo do të shënojë edhe fundin e tranzicionit shqiptar.

Programi është i ndarë në dy pjesë, ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative dhe pjesa e dytë shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike.

Harxhi zotohet se nëpërmjet shtyllave të paraqitura në programin e saj synon një Parti Demokratike ideologjikisht të qartë, të fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë.

Harxhi thote se do te vije ne pushtet duke u bazuar ne keto shtylla: 

✓ liria e individit,
✓ antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm,
✓ çështja kombëtare dhe interesi kombëtar,
✓ lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar,
✓ listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë,
✓ rinia shqiptare dhe punësimi i tyre,
✓ prodhimi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit,
✓ ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Garoj kundër Bashës, jo kandidatëve të tjerë”

Edit Harxhi bën ftesë për debat publik: Ja tre format si mund…