MENU
klinika

"Vjeshta do të jetë testi"

Efikasiteti i vaksinave, Alimehmeti: Nuk ka rëndësi sa shkon numri i antitrupave

28.05.2021 - 09:57

I pyetur nëse ka një studim mbi efikasitetin e vaksinave në popullatë, Ilir Alimehmeti epidemiolog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaroi në Absolut 4 se ka vetëm një studim që është mbi personelin shëndetësor që ka bërë vetëm Pfizer.

Alimehmeti thotë se për efikasitetin e vaksinave nuk ka rëndësi sa shkon numri i antitrupave pasi vaksinave iu shihet efektiviteti, pra nëse ka infektime, shtrime në spital e vdekje pas vaksinimit.

Sipas epidemiologut këto përgjigje do të marrin përgjigje në vjeshtë pasi kryerja e një studimi me një numër kaq të ulët infektimesh është i pamundur.

“Është vetëm një studim që është mbi personelin shëndetësor, me rreth 1500-1600, po mos të harrojmë që personeli shëndetësor ka bërë vetëm Pfizer. Pra nuk i jep dot përgjigje asaj pyetjes ndërmjet vaksinash.

Pjesa tjetër në dijeninë time nuk ka një studim të atillë por këtë do na e tregojë vjeshta sepse përpara nuk e dije nëse e kaluar apo jo, vaksinën e di mirë çke bërë, kur e ke bërë, ke dhe datën dhe distancën kohore kur janë bërë të dy dozat, e ke në certifikatë.

Nuk ka rëndësi sa shkon numri i antitrupave. Se shumë njerëz janë bërë içik tifozë dhe shkojnë i masin. Më ranë, mu rritën, i kisha kaq e aq. Antritrupat nuk bëhën për këtë arsye. Vaksinave iu shihet efektiviteti. Që do të thotë, a infektohem, nëse infektohem a infektohem rëndë, dhe nëse infektohem rëndë a kam nevojë për spital, dhe nëse kam nevojë për spital a ka humbje jete.

Të bësh një studim të këtillë me incidencë, 14 për 100 mijë banorë në dy javë, duhet të presësh shumë gjatë sepse rastet janë shumë pak. Vjeshta do të jetë testi”’, tha ai për A2.

REMOTE_ADDR:[]