22.05.2021 - 09:19
Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë.
Krimi ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, pranë servisit të vëllait të viktimës.
Viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë, ndërsa policia ka shoqëruar 17 persona.
Po ashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë.
Ndërkohë, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak kohë më parë.