18.05.2021 - 08:29
Policia e Shkodrës është vënë e gjitha në lëvizje për zbardhjen e vrasjes se 32-vjeçarit Endri Mustafa.
Burimet bëjnë me dije se blutë e Shkodrës kanë ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë dijeni apo janë të përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa në zonën e Livadheve.
Gjatë ditës se djeshme në policinë e Shkodrës po ashtu, janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë ngjarje të rëndë ndërkohë që pas disa orësh hetime policia ka ndaluar dy prej tyre.