MENU
klinika

"Do avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme për të rinjtë"

Evis Kushi prezanton zv.ministren e re Bora Muzhaqi

06.05.2021 - 14:53

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mirëpritur zv.ministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.

Gjatë këtij takimi Ministrja Kushi ka falënderuar Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.

Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses Zëvendësministres së re, Znj. Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

“Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku” – nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN