MENU
klinika

Vendimi i UEFA-s

Finalja e Europa League me tifozë

03.05.2021 - 17:21

Finalja e Europa League do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë dhe kjo do të ndodhë me praninë e tifozëve. UEFA ka marrë një vendim zyrtar ditën e sotme, duke gëzuar tifozët e skuadrave.

Në “Stadion Miejski” do të kenë mundësi të futen 9500 tifozë, ndryshe 25% e kapacitetit të stadiumit. Manchester United pritet të jetë finalisti i parë duke parë suksesin 6-2 në gjysmëfinalen e vajtjes ndaj Romës.

Ndërkohë, çifti tjetër nga i cili do të dalë gjysmëfinalisti është ai mes Arsenal dhe Villareal. Ndeshjen e parë e fituan spanjollët 2-1. Gjithsesi, mbetet për t’u përcaktuar sa tifozë do jenë nga dy skuadrat finaliste dhe sa vendas polakë që kanë dëshirë të ndjekin në stadium.