MENU
klinika

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Durrës

Flet djali i viktimës: Shkuan me simptoma të rënda në spital…

09.05.2021 - 11:29

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani në Durrës, ku dyshohet se humbën jetën për shkak të helmimit nga kërpudhat, ka bërë që familjarët e kësaj familje të dalin në një konferencë për media.

Djali i viktimës ka thënë se prindërit e tij dhe gjyshja nuk kishin shkuar në pushime, por se ata ishin në shtëpinë e tyre.

“Rasti është i rëndë për familjen tonë. Ne nuk kemi dashur të prononcohemi si familje pa e marrë të vërtetën. Familja ka shku në shtëpi të vetë, sepse babi ka qenë shtetas i Shqipërisë. Ajo është shtëpia jonë, babi ka qenë dhe me dokumente shtetas i Shqipërisë.  Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej ushqimit që kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese”, ka thënë djali i të ndjerit.

Ai ka hedhur dyshime se ata janë helmuar nga konsumimi i kërpudhat, pasi siç deklaroi ai në shtëpi kishin edhe një qen i cili po ashtu ka ngordhur.

“Ne e kemi pas edhe një qen atje, dhe edhe qeni ka vdekur… ai nuk e konsumon asnjëherë ushqimin që na e hajmë. Kjo shkon përtej dyshimit, sepse qeni nuk konsumon kërpudha. Babi ka dalë shpesh me mbledh kërpudha, nuk është se nuk i ka njohur kërpudhat”, u shpreh ai.

Djali i viktimës më tej akuzoi mjekët për neglizhencë të dhënies së shërbimit mjekësor.

“Neglizhenca e mos trajtimit të duhur në spitalin e Manzës, tre pacientë me shku me të njëjtat simptoma e mu kthy në shtëpi me hapa, nuk është normale pa analiza pa kurrfarë përkushtimi me liru pacientin në atë gjendje. Kanë marrë vetëm një infuzion dhe i kanë liru në shtëpi, gjendjen e kanë pasur të rëndë”, tha djali i viktimës.

Familjarët kanë kërkuar që rasti të hetohet deri në detaje, ndërsa treguan se varrimi bëhet sot në orën 16:30 në varrezat në Gjilan.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti ndërruan jetë të premten në rrethana ende të pa sqaruara plotësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët: Nuk na informuan çfarë kishin konsumuar

U helmuan nga kërpudhat vdesin 3 familjarët


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin