Gazetari i njohur, korespondent nga Brukseli, Jack Parrock paralajmëron “një hap të madh përpara” në procesin e negociatave të Shqipërisë me BE në muajin qershor të këtij viti.
Duke iu referuar burimeve të tij në Bruksel, gazetari shkruan në profilin e tij në Twitter se Komisioni Europian do të rekomandojë sipas tij mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE.
“Lajm i fundit/ Komisioni i Europian do të propozojë një hap të madh përpara për procesin e negociatave për Shqipërinë.
Burimet më thonë se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE.
Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do ta miratojnë këtë propozim”, shkruan gazetari.