MENU
klinika

50 milionë euro për projektin “Transporti i Gjelbër i Tiranës”

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen

05.05.2021 - 17:08

Gjermania dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje 50 milionë euroshe për projektin “Transporti i Gjelbër i Tiranës”.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Tiranë, ku ndër të tjera bëhet e ditur se projekti do të përqendrohet në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit).

Njoftimi i plotë:

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.

Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridorët kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qëndrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë i cili të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Fotografitë (© Creative Commons) tregojnë linjat e autobusëve në Tiranë dhe Nantes (Francë).