MENU
klinika

U kapën me gomone me 577 kg drogë

Gjykata jep masën e sigurisë për të dyshuarit si trafikantë

27.05.2021 - 11:38

Gjykata e rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur arrest me burg me afat 40 ditor për tre personat e arrestuar për gomonen e kapur me 577 kg drogë të dielën në Karaburun.

Raportohet se ky afat jepet për të bërë të mundur aktet e ekspertimit teknik, daktiloskopik, bio-kimik, dhe ekzaminin e ADN-së.

Mbi tre të ndaluarit Mandi  Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj rëndon  akuzuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”. Seanca u  drejtua nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori  Kledjan Llahaj.

(10:25) U kapën me gomone me 577 kg drogë/ Dalin para gjykatës 3 të dyshuarit si trafikantë, ja pamjet nga seanca

Po zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë seanca për masën e sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar nga Policia e Vlorës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni” ku u sekuestruan 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone.

Korrsepondenti i “Panorama” raporton se gjykata po vijon procesin gjqyësor për Mandi  Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj 3 të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

Seanca po drejtohet nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori  Kledjan Llahaj.

Tre të ndaluarit kanë deklaruar se të tre kanë arsim 8-vjeçar ndërsa Mandi Begaj ka qenë më herët i dënuar për armëmbajtje pa leje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier