MENU
klinika

Kolaudimi i automjeteve

Gonxhe: Janë fotografuar të gjitha mjetet me probleme, s’ka më lekë dhe miq

12.05.2021 - 10:58

Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “7pa5”, ku foli për kolaudimin e automjeteve.

Ai theksoi se kolaudimi do të jetë më cilësor, teksa vuri në dukje se të gjitha mjetet e parregullta janë fotografuar dhe janë futur në një “listë të zezë”.

Gonxhe shtoi se kolaudimi nuk do të jetë aq i thjeshtë si dikur për t’u bërë.

“Kolaudimi për kushtet që ka kërkon më shumë kohë për t’u bërë me cilësi. Do të jetë shumë më cilësor. Nuk ka me makina me stopa të thyera në rruge.  Që nga tetori, ne po filmojmë dhe janë fotografuar të gjitha mjete e parregullta në rrugë nga ekspertët tanë të task forcës rrugore dhe policia. Janë të vendosura të gjithë në një sistem, listë të zezë. Sa të takohen me kolaudimin, do të kenë një kontroll të disafishtë.  Kolaudimi në vetvete do të ketë katër grupe. Dy do të jenë të dedikuara për qendrat e kontrollit teknik, do të kontrollojmë veten tonë. Dy të tjerat do të jenë në lëvizje, në menyrë të papritur  me short dhe me rrisk. Janë metoda që përdoren ne vendet në zhvillim dhe të ato te zhvilluara. Kolaudimi do të jetë shumë herë kontroll më i rreptë, do të jetë më i vështirë për ta kaluar me lekë dhe me miq. Për këtë arsye, i japim një besim qytetarëve që të rrisin dijet e tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm me automjetin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN