Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur.
Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me covid-19 dhe sëmundja i la pasoja serioze në mushkëri, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Prej më shumë se një muaji, aktori ndodhej i shtruar në reanimacionin e spitalit të Durrësit.
Prej disa javësh, miqtë e aktorit bënë thirrje në rrjetet sociale dhe kërkuan ndihmë, që Guljelm Radoja të kurohej jashtë vendit.
Por sipas mjekëve në Durrës, ishte i vështirë dhe transporti drejt Tiranës, ndërsa dje u gjet mundësia për ta transferuar në “Covid2”. Por më datën 5 maj, aktori mbylli sytë përgjithmonë.
Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.
Më pas, do të jetë aktor dhe regjisor pranë teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit, për të vazhduar më vonë, si aktor i teatrit “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në skenë, mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” nga Hajnrih Bël, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit.
Në kinematografi, Radoja ka luajtur më shumë se 30 role, ndërsa roli i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve, në filmin “Gjurma”, i vitit 1970. Më tej, do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera, si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit, në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker”, në vitin 1998, etj.
“Kush vdes në këmbë” mbetet një rolet-ikonë në kinematografisë shqiptare, në rolin e patriotit Petro Nini Luarasi.
Për meritat artistike, Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Disa nga rolet më të spikatura:
“Dashuria s’mjafton” 2019, – Babai i Albanit
“Në kërkim të kujt”, 2011 – serial
“Der Albaner” (“Shqiptari”), 2009
“Kronikë provinciale”, 2009
“Njerëz dhe fate”, 2001-2003
“Unë, ti dhe Kasandra”, 1999
“Dasma e Sakos”, 1998 – Sako
“Kolonel Bunker” – 1998
“Dashuria e fundit” – 1995
“Nekrologji” – 1994
“Vdekja e burrit” – 1992
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” – 1989, Prifti
“Flutura në kabinën time” -1988, Marku
“Eja!” -1987, Lirimi
“Vrasje në gjueti” – 1987, Pertefi
“Asgjë nuk harrohet” – 1985, Peshkatari
“Mondi dhe Diana” – 1985, Babai i Mondit
“Të paftuarit” – 1985
“Vendimi” – 1984, Leçiano
“Kush vdes në këmbë”, 1984 – Petro Luarasi
“Gracka” – 1983 – Refiku, radisti
“Era e ngrohtë e thellësive” – 1982, Rexhepi
“Rruga e lirisë” – 1982, Aleksi
“Nëntori i dytë” – 1982. Lym Kepi
“Gëzhoja e vjetër”, 1980 – Servet Saraçi
“Goditja”, 1980″ – Roli i Agimit
“Dorina” – 1979 – Viktori
“Mësonjtorja”, 1979 – Stefan Bardhi
“Gjeneral gramafoni”, 1978 – Zoti Alberto
“Në pyjet me borë ka jetë”, 1978 – Inxhinieri
“I treti”, 1978 – Major Kelli
“Shembja e idhujve”, 1977 – arkeologu
“Zani partizani”, 1976 – Komisari
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, 1976 – Prifti
“Dimri i fundit”, 1976 – Togeri gjerman
“Në fillim të verës”, 1975 – Tenente Aleko Gurabardhi
“Shtigje lufte”, 1974 – Tafa, fotografi
“Gjurma”, 1970 – inxhinieri